Një pjesë e madhe e kosovarëve janë duke lënë vendin e tyre për të shkuar në shtetet e Perëndimit.
Në mesin e këtyre qytetarëve janë edhe mësimdhënësit.
Nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, në emisionin “Info Magazine”, ka pohuar se mbi 600 mësimdhënës kanë lënë vendin për të shkuar në Evropë gjatë vitit shkollor 2024/2025.
“Sa i përket çështjes së ikjes, edhe mësimdhënësit, sikurse pjesa tjetër e popullatës, janë duke e lëshuar vendin e punës. Madje, kemi edhe drejtorë shkollash.”
“Nuk kemi shifra të sakta, por numri është mbi 600 që kanë lëshuar vendin për të migruar. Kjo shifër është deri në përfundimin e vitit shkollor 2024/2025. Por tani, gjatë pushimeve, ky numër mund të rritet edhe më shumë,” tha Ymeri.
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë