Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka premtuar mësim tërë ditor në shkolla për klasat 0 deri në 5.
Ai ka thënë se kjo është një mundësi e re për fëmijët tanë që të rriten, të mësojnë dhe të zbulojnë talentet e tyre.
Buja ka treguar se në shkolla fëmijët përjetojnë aktivitete sportive, artistike e kulturore.
Postimi i plotë:
Mësimi i tërë ditës për klasat 0 deri në 5 është një mundësi e re për fëmijët tanë që të rriten, të mësojnë dhe të zbulojnë talentet e tyre. Gjatë gjithë ditës, ata jo vetëm që ndjekin mësimin sipas kurrikulës, por marrin edhe mbështetje shtesë, ndihmë për detyrat e shtëpisë dhe hapësirë për të zhvilluar kreativitetin.
Në shkollë, fëmijët përjetojnë aktivitete sportive, artistike e kulturore, duke ndërtuar miqësi dhe duke mësuar të bashkëpunojnë. Një drekë e shëndetshme dhe një ambient i sigurt u jep atyre kujdesin që meritojnë, ndërsa prindërit kanë qetësinë se fëmijët e tyre janë në duar të sigurta.
Programi fillon si pilot në tri shkolla, një në qendër dhe dy në zonat rurale, duke u bërë shembull për një arsim më të mirë në gjithë vendin me mundësi zgjerimi edhe në shkolla tjera. Ky është një hap i madh drejt një të ardhmeje më të ndritur për fëmijët tanë, sepse çdo ditë shkollore është një mundësi e re për rritje dhe ëndrra të realizuara.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...