Kanë mbetur edhe pak minuta përpara se të nis mesha kryesore me rastin e festës së Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza në kryeqytet.
Detaje për këtë ceremoni dha Don Fatmir Koliqi, i cili tha se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet dhe për pak minuta pritet që të filloj koncerti i fëmijëve të Famullisë së Prishtinës.
“Është një hyrje e bukur që pikërisht i këndojnë Jezusit foshnje, dhe është një hyrje për meshën që do ta kremtojmë në orën 24:00 që do ta udhëheq Imzot Dodë Gjergji”, tha Koliqi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Tutje, Koliqi tha se në lutjet e tyre gjithmonë Kosova, ku nuk la pa përmendur edhe krizën e fundit të vendit, atë energjetike, ku tha se shpreson që kjo situatë të kalohet sa më parë në mënyrë që qytetarët të mos vuajnë, së paku për festa.
“Ne lutemi për Kosovën gjithmonë, jo vetëm për dritën por më tëpër për njerëzit që u mungon drita e shpirtit, atyre të varfërve s’arrijnë ta përjetojnë dritën e brendshme për shkak të mungesës së gjërave elementare. Por, edhe energjia elektrike është një problem me të cilin po përballet vendi ynë dhe shpresoj që të gjendet një zgjidhje që qytetarët të mos vuajnë së paku për këto festa që t’i shijojnë sa më mirë”, është shprehur Koliqi.
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën