Mesazhi i Grenellit, Endrit Thaçi: Liri për ata që e mundësuan lirinë dhe shpallën pavarësinë

14:51 | 17 Shkurt 2025
E.G

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar mesazhin e Emisarit Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në atë mesazh Grenell kishte shprehur shqetësim për “padrejtësinë e madhe” që Hashim Thaçi, ish-Presidenti i vendit, mbetet në paraburgim në pamundësi për të festuar, shkruan Arbresh.info.

Grenell uron Pavarësinë e Kosovës, pëmend Thaçin

Endriti, ka uruar 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës duke shtuar tutje: ” liri për ata që e mundësuan lirinë dhe shpallën pavarësinë”.