
German Chancellor Angela Merkel and new appointed Economy Minister Brigitte Zypries attend the weekly cabinet meeting at the Chancellery in Berlin, Germany, February 1, 2017. REUTERS/Fabrizio Bensch
Gjermania dhe Evropa kanë një interes të përbashkët që të kenë raporte të mira me Shtetet e Bashkuara, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel, duke shtuar se anëtarët e NATO-s do të diskutojnë mbi të ardhmen e aleancës pas komenteve të bëra nga administrata e re e SHBA-ve.
“Si Gjermania, ashtu edhe vendet tjera evropiane kanë një interest ë përbashkët që të kenë marrëdhënie të mira me administratën e re të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Merkel gjatë një konference për shtyp pas takimit me kryeministren polake, Beata Szydlo, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, para inaugurimit tha se NATO është vjetëruar, prandaj nuk ia ka dalur që të mbron vendet e saj nga sulmet terroriste.
“Ajo që Presidenti dhe Ministrat e Mbrojtjes kanë deklaruar për NATO-n është shumë e rëndësishme dhe ne do të kemi mundësi që brenda NATO-s të takohemi dhe të diskutojmë për të ardhmen dhe sfidat”, shtoi Merkel./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë