Një numër i madh i mërgimtarëve, kanë udhëtuar të dielën drejt Evropës përmes aeroportit “Adem Jashari”.
Pas disa javësh qëndrimi në vendlindje, edhe një herë, po marrin rrugën drejt në mërgimit.
E momenti i ndarjes, nuk është i lehtë.
Pavarësisht situatës me pandeminë Covid 19, edhe këtë vit, dhjetëra mijëra mërgimtar, nuk munden pa e vizituar Kosovën.
Vetëm të dielën, një numër i madh i tyre, kanë udhëtuar drejt Evropes, përmes aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.
Këta shprehen të lumtur që patën mundësi ta vizitojnë Kosovën, pavarësisht të gjitha kufizimeve.
Por, kur Blertoni të kthehet në Zvicer, do t’i duhet të qëndrojë për 10 ditë në karantinë. Fjalë të njëjta, kanë edhe ata që kthehen në Gjermani.
Ndërkohë një tjetër qytetar, thotë se gjatë qëndrimit në Kosovë, u munduan t’i repsketojne në përpikëri masat anti – covid.
Ndryshe, per dallim nga vitet e kaluara, numri i mergimtarëve që u kthyen në fundvit në Kosovë, ishte dukshëm më i vogël./periskopi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...