Pas një muaji të ngarkuar në pikat kufitare, situata siç duket është qetësuar.
Mërgimtarët tashmë janë kthyer në vendet e tyre ku jetojnë në perëndim, dhe kjo vërehet pasi pritjet e gjata nëpër pikat kufitare është zvogëluar.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur se në asnjë pikë kufitare nuk ka kolona e as pritje të gjata.
Maximumi deri në 10 minuta zgjasin pritjet në Merdarë.
Ndërsa në pikat e tjera, pritjet mund të zgjasin deri në 5 minuta.
Në këtë sezon të verës, kthimi i mërgimtarëve në perëndim ka krijuar kolona të gjata në pikat kufitare kryesisht të Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.
Për të dal nga Kosova, atyre u është dashur të presin më së shumti deri në 7 orë./Arbresh.info

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër