Pavarësisht situatës tensionuese mes Kosovës dhe Serbisë, mërgimtarët kanë zgjedhur vendkalimet me këtë të fundit për t’u larguar nga vendlindja e tyre.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtarë për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdare për të dalë nga Kosova po zgjasin 7 deri në 8 orë, raporton KTV.
E mërgimtarët thonë se nuk kanë shumë njohuri për zhvillimet që kanë ndodhur dhe kalimin në rrugët e Serbisë nuk e shohin si rrezik.
Pritjet më të shkurtra janë te Dheu i Bardhë.
Por derisa daljet nga Kosova po krijojnë tollovi, për të hyrë në vend pritjet janë 1 orë deri në 1 orë e gjysmë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova janë tri orë, ndërsa në të kundërtën, afër 2 orë.
Edhe në Muçibabë, sipas të dhënave, pritjet janë deri në 3 orë për të dalë nga vendi, ndërsa në Mutivodë 4 orë.
Në Policinë e Kosovës thonë se situata po vazhdon të jetë e njëjtë, pavarësisht rritjes së kapaciteteve në resurse njerëzore, si dhe pajisje, pasi pala serbe vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me institucionet vendore.
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...