5,6,7 marsi janë ditët e shënuar dhe janë themelet e pavarësisë.
Kështu tha deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në një deklaratë për arbresh.info me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-së.
“Ne e dimë se sakrifica e familjes Jashari është një sakrificë që ka motivuar gjithë shqiptarët e edhe ushtarët e UCK-së. 5, 6, 7 marsi është një ditë e shënuar, pasi që janë themelet e pavarësisë sonë, janë themelet e lirisë dhe të ardhmërisë sonë. Është e rëndësishme që të kujtojmë dhe të reflektojmë për të përmirësuar gjendjen në shoqëri në përgjithësi”, u shpreh ai.
Duke folur për sakrificën e familjes Jashari për liri, Lushtaku thotë se të gjithë duhet të angazhohen që amaneti i tyre të shkojë në vend dhe vendi ynë të jetë i mirë për gjeneratën e ardhshme.
“Gjithmonë duket pak në krahasim me sakrificën e tyre, por ne nuk duhet të ndalemi dhe duhet të punojmë bashkërisht që të kemi një shtet ku aspirojnë të gjithë dhe të kemi një jetë më të mirë. Ata kanë sakrifikuar dhe kanë jetë në vendin tyre për një jetë të lirë dhe ne si politikanë, por edhe si shoqëri duhet të punojmë që të kemi një vend më të mirë për të jetuar për gjeneratat e ardhshme”.
Mërgimi është djali i ish komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku./V.Selimi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/508677369846608/
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...