Korriku i sivjetmë theu rekorde të temperaturave të larta, por megjithatë, nuk ishte më i nxehti ndër vite, tha meteorologu Mendim Rugova.
Ai tha sot në T7 se “prej viteve të 80′ korriku i vitit 2012 që i ka pasur për 3.4 gradë celsius më të larta temperaturat”.
Por dha disa statistika lidhur me thatësirën në tokë dhe në ajër, që është shumë e dukshme sivjet.
“Dheu ka pasur vetëm 21% lagështi, që është për 8% më pak prej vlerave normale”, tha ai duke iu referuar disa statistikave të korrikut të sivjetmë.
Lagështia ka munguar edhe në ajër.
“Vetëm 47% është lagështia e ajrit në nivel të vendit, që është gati 16% më pak”, tha Mendim Rugova.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...