Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, të martën është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ata kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e opozitës në këtë proces.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se e ka njoftuar Lajçakun për qëndrimet e pandryshuara të PDK-së në raport me dialogun.
“Zotëri Lajčak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmirren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Lajçak e ka nisur vizitën në Kosovë të hënën ku ëshë takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin. Vizita e tij zyrtare do të zgjatë tri ditë. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...