Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj shpifjeve të ulëta që sot u bënë për Kryeparlamentarin Kadri Veseli, njëherësh lider i PDK-së.
Ai ka porositur tekstshkruesit e lajmit shpifës se dëshira e flaktë e tyre për t’i parë udhëheqësit e luftës çlirimtare në bankën e të akuzuarve është e një e turpshme dhe e njëjtë me dëshirën e Serbisë.
“Duket se deshira e flakte e disave ne Kosove per t’i pare udheheqesit e luftes clirimtare ne banken e te akuzuarve te Gjykates Speciale eshte aq e madhe sa qe ka mundesi qe as zyrtaret e Serbise s’mund te ju konkurrojne atyre ne kete deshire. Turp, per bese. Pertej turpit! Por, edhe pse ajo dite mund te vije shpejt, mos keni dert se s’njolloset lufta e UCK-se as prej asaj Gjykate, as prej deshirave tuaja e as prej luftes speciale qe e keni nisur tash e sa kohe”, ka shkruar Memli Krasniqi në faqen e tij në Facebook.
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini
Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Message...
PD vendos protestën e radhës më 28 shkurt, Berisha kërkon mo...