Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha sot se qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, i ka braktisur qytetarët dhe ka stagnuar në të gjitha fushat, duke përkeqësuar skajshëm jetën e qytetarëve, të cilët, sic tha ai, po përballen me shtrenjtim enorm të produkteve esenciale.
Lideri i opozitës, një ditë pasi takoi 8 kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK dhe deputetët e Grupit Parlamentar për tu koordinuar para nisjes së Sesionit vjeshtor, sot ka mbledhur Kryesinë e PDK-së për diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për krizën e rëndë ekonomike.
Sipas komunikatës për media të lëshuar nga PDK pas takimit, kreu i kësaj partie Memli Krasniqi, i ka njoftuar anëtarët e Kryesisë për punën e kryetarëve të komunave ku udhëheqë PDK, për diskriminimi i skajshëm që Qeveria po ua bën komunave si dhe për koordinimin e aktiviteteve me deputetët e Grupit Parlamentar për Sesionin vjeshtor.
Po ashtu, Kryesia e PDK-së sot ka caktuar deputetin e saj Isak Shabanin kryetar të Degës në Podujevë.
“Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, sot, Kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktoj udhëheqësinë e përkohshme në Degën e PDK-së në Podujevë, me kryetar Isak Shabani. Kryesia e PDK-së e ka autorizuar udhëheqjen e re të Degës në Podujevë që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e strukturës së Degës në të gjitha nivelet e saj”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...