Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi shprehet optimist për rezultat të mirë zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e 17 tetorit. Por ai është kundër balotazhit, thotë se është deformim i vullnetit të popullit.
“Në Malishevë z.Kilaj është i pari në çfarëdo matje të opinionit publik. Në balotazh në Malishevë do të jetë ose kandidati i Nismës ose i VV-së. Njëri prej tyre do të jetë në balotazh me kandidatin tonë”, thotë Krasniqi në T7.
“Prizreni gjithmonë është fituar në raundin e dytë sepse përbërja etnike e luan rolin e vetë përkundër faktit që kryeministri i ka penguar drejtpërdrejt partitë e komuniteteve që të kenë kandidatin e tyre”, thotë ai.
“Ne besojmë fuqishëm që në raundin e dytë Shaqir Totaj do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve. Më 2017 z.Totaj 5 mijë vota ka qenë dallim prej Haskukës dhe në fund ka humb për 200 vota’, sqaroi ai.
“Balotazhi… po e them bindjen time personale, mendoj që sikur të pyetesha balotazh në sistem zgjedhor s’kisha leju. Është deformim i vullnetit qytetar”, theksoi ai.
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...