Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka prezantuar Edon Canën si kandidat të kësaj partie për kryetar të Rahovecit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha për Canën se ai është në njeri i vendosur, inteligjent, punëtor e i ndershëm, gjithmonë i gatshëm të japë maksimumin.
“Mbrëmë ishim në Rahovec, në prezantimin e kandidatit tonë për Kryetar të Komunës, Edon Canës, dhe ekipit të tij. Që nga ditët e studimeve në Londër, para 20 vitesh, kam parë te Edoni një njeri të vendosur, inteligjent, punëtor e të ndershëm, gjithmonë të gatshëm të japë maksimumin. Edoni sjell me vete vizion e përvojë ndërkombëtare, energji dhe dashuri të madhe për vendlindjen”, tha Krasniqi.
“Ai e di si të sjellë investime dhe zhvillim, për ta bërë realitet projektin Rahoveci 2035: një komunë moderne, me ekonomi të fortë dhe kryeqendër të agroturizmit. Prandaj, me 12 tetor, zgjidhja është e lehtë: Ma Mirë me Edonin dhe PDK-në!”, ka shkruar ndër të tjera i pari i PDK-së.
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...