Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Ambasadën e Turqisë, për të nënshkruar Librin e Ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetën mijëra personave.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u ka shprehur ngushëllime të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
“Duke shprehur solidarizimin e plotë me dhembjen dhe vështirësitë që po kalon populli turk në këtë orë të errët, uroj që sa më parë, si popull dhe si shtet të gjejnë forcën dhe të ringriten nga kjo fatkeqësi. Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk”, ka shkruar Krasniqi. /arbresh.info/
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit
Benita plas në lot në dasmën në Big Brother – i jep Kl...
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...