Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka komentuar vendimmarrjen e presidentit Thaçi në PDK, ka folur për kryesinë e PDK’së që nuk është zgjedhur ende dhe zgjedhjet e brendshme të LDK’së.
“Thaçi nuk është president i PDK’së, ai është president i shtetit. Andaj Thaçi nuk ka asgjë të bëjë në vendimmarrje të PDK’së”, ka sqaruar Krasniqi.
Ai ka treguar se pse PDK’ja nuk e zgjedhi kryesinë edhe pas zgjedhjeve të brendshme të partisë që u mbajtën për disa muaj rresht.
”PDK’ja ka pasë proces të mirë në zgjedhjet e brendshme, por në momentin kur ne u dashtë me e zgjedhë kryesinë, kryeministri ka dhanë dorëheqje, andaj për neve nuk është më e rëndësishme kryesia por shtabi zgjedhor”, ka thënë Krasniqi në T7.
E gjithashtu Krasniqi nuk e la pa i përmendur edhe karriget e LDK’së.
“LDK’ja u dashtë me bo pazare, prandaj iu është dashtë kryesia LDK’së. LDK’ja e ka bo kryesinë me karrige ndërsa ne në një proces 7 mujor”, shtoi Krasniqi.
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...
Ia drejtori armën një personi, arrestohet i dyshuari në Pris...