Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar të enjten në Prizren, ku ka takuar strukturat dhe mbështetësit e kësaj partie në nëndegët Arbanë dhe Jeta e Re.
Në një postim në facebook, Kransiqi thotë se këta përkrahës të PDK-së dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit pa dallim janë mobilizuar për ta mbështetur Shaqir Totajn në garën e balotazhit, përcjell Klankosova.tv.
“Qytetarët e Prizrenit janë bërë bashkë për ta mbështetur Shaqir Totajn, për t’i dhënë fund qeverisjes degraduese 4 vjeçare në Prizren, e për ta jetësuar vizionin e programin tonë për qeverisje gjithëpërfshirëse, zhvillimore, të hapur dhe transformuese. 14 nëntori do të jetë datë historike për Prizrenin, datë që do të shënoj pikënisjen e ndryshimeve rrënjësore pozitive, në këtë komunë emblematike”, thekson Krasniqi.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit