Ministria e Jashtme përmes një komunikate drejtuar mediave ka njoftuar se ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla nesër pret homologun e saj, Nikos Dendias në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
E menjëherë pasi ministri i Jashtëm grek të zbresë, bashkë me ministren Haradinaj Stublla do të prononcohen para mediave.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Ministrisë së Jashtme:
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj – Stublla pret nesër në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” homologun e saj grek, Ministrin e Jashtëm z.Nikos Dendias.
Kryediplomati grek arrin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në orën 9:00.
Para aterrimit të aeroplanit që sjell ministrin grek, kryediplomatja kosovare Haradinaj – Stublla do të ketë një prononcim të shkurtër për media
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”