Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Richard Heater, Zyrtar Ekonomik dhe Tregtar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, njoftojnë nga BQK-ja.
Bëhet e ditur se në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të fundit në sektorin financiar, derisa Mehmeti ka thënë se sektori bankar, si komponentë kryesore e sistemit financiar në vend, ka luajtur dhe po luan rol shumë të rëndësishëm në përkrahjen e ekonomisë së vendit, duke vazhduar ritmin e rritjes së kreditimit dhe të ruajë shkallën e qëndrueshmërisë.
Mehmeti ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe BQK-së, ndërsa shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin që bashkëpunimi të avancohet edhe më tutje.
Nga ana tjetër, Heater falënderoi Mehmetin për shpalosjen e zhvillimeve në sektorin financiar dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për BQK-në. /arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër