Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar sot familjen e dëshmorëve Xheladin dhe Danush Kurtaj në fshatin Gabrricë të komunës së Kaçanikut.
Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë së nuk janë të rralla rastet kur studentët braktisin studimet për të iu bashkuar luftës, siç bëri Xheladin Kurtaj e më pas edhe vëllai i tij, Danush Kurtaj.
“Rastet kur studentët tanë duhej t’i braktisnin studimet dhe iu bashkoheshin luftës çlirimtare nuk janë të rralla. Xheladin Kurtaj e bëri pikërisht këtë, ai la studimet dhe u nisë për në Drenicë, ku iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së drejtë për liri. Më vonë në radhët e UÇK-së bashkohet edhe vëllai i tij, Danush Kurtaj”, tha Mehaj.
Ministri Mehaj bënë të ditur se Xheladini bënte furnizimin me armatim nga Shqipëria ndërsa kur kthehej ishte në vijën e parë të frontit.
“Njëra nga çështjet me të cilat ishte ngarkuar Xheladini, ishte furnizimi me armatim nga Shqipëria, pasi që njihte terrenin dhe ishte i përgatitur mirë. Ndërsa kur kthehej në Kosovë gjithnjë ishte në vijën e parë të frontit së bashku me vëllanë dhe shokët tjerë luftëtarë”, shtoi ai.
Në fund Mehaj tha se do të i nderojnë dhe kujtojnë gjithmonë dëshmorët e luftës.
“Me idealin më të lartë, luftuan për të çliruar dhe mbrojtur truallin e tyre, tokën tonë të shenjtë dhe popullin e përvuajtur. Ditët e lirisë na erdhën falë gjakut dhe sakrificës së tyre, prandaj ne do t’i nderojmë e kujtojmë gjithmonë”, shkroi Mehaj./arbresh.info/
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...