Në kuadër të vizitës zyrtare në Finlandë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me delegacionin e tij vizitoi Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, ku u prit nga rektori i saj, gjeneral Mika Kalliomaa.
“Me këtë rast, ata biseduan për rritjen e bashkëpunimit në fushën e shkollimit të kuadrove të reja të ushtarakëve të Ushtrisë së Republikës së Kosovës në këtë Universitet si dhe në përgjithësi sistemin arsimor të mbrojtjes finlandeze”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu u dakorduan që në vitin e ardhshëm të fillojnë me grupet e para të ushtarakëve për të vazhduar më pas edhe me gjeneratat tjera.
Me këtë, po vazhdohet fuqishëm zgjerimi i partneriteteve të reja dhe bashkëpunimit bilateral si një ndër objektivat kryesor strategjik të Ministrisë së Mbrojtjes./arbresh.info/
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet