Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, gjatë kohës sa ka qëndruar në Shkup, ka vendosur një tufë lule për nder të 111-vjetorit të lindjes së Shën Terezës.
“Pranë pishës që mbolli me duart e veta, në oborrin e shtëpisë ku u lind, pikërisht sot para 111 vjetësh, Gonxhe Bojaxhiu e jonë dhe Nëna Tereze që i falëm gjithë Botës dhe Njerëzimit, vendosa një tufë lule, me përkulje, për të rikujtuar dhe marrë energji të reja me fjalën e saj të madhe se:”Bota nuk është e uritur vetëm për bukë, por edhe për dashuri””, ka shkruar Mehaj, transmeton arbresh.info.
“Këtë fjalë dhe veprat e saj të pakufishme dhe pamatshme, evokuam edhe së bashku me Drejtorin e ITSHKSH-së në Shkup, Skender Asani”.
“Jeta dhe vepra e saj e shenjtë qoftë bekim për ne dhe gjithë njerëzimin!”.


Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar