Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës mes kolonel Matthew Dinenna dhe kolonel Terry Saul.
Poashtu në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe komandanti i FSK-së, Gjeneral Jashari, këshilltari për komunikim strategjik, Tom Niblock dhe Gjeneral Ilir Qeriqi.
“Sot së bashku me komandantin e FSK-së, Gjeneral Jashari, këshilltarin për komunikim strategjik, Tom Niblock dhe Gjeneral Qeriqin, morë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës mes kolonel Matthew Dinenna dhe kolonel Terry Saul”, ka shkruar Mehaj.
Mehaj falenderon kolonel Matthew Dinenna për kontributin e dhënë , teksa uron Terry Saul për detyrën e re.
“Kolonel Dinennan e falënderoj për kontributin e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë, ndërsa urimet më të mira për detyrën e re, z. Saul”, ka bërë të ditur tutje Mehaj.
Mehaj gjithashtu thotë se bashkëpunimi i ngushtë do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe se Ushtria e Kosovës do të vazhdoj të rrugëtojë drejt zhvillimit krahë për krahë me ShBA-në
“Bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur deri më tani, do ta vazhdojmë edhe në të ardhmën. Ushtria jonë do të rrugëtojë drejt zhvillimit krahë për krahë me ShBA-të gjithmonë”, ka përfunduar Mehaj./Arbresh.info/
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri