Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook ka uruar Zvicrën me rastin e Ditës Kombëtare të saj.
Mehaj thotë se të drejtat e njeriut, liria dhe demokracia që përcjell Zvicra janë virtytet që na frymëzojnë dhe të cilat i ndjekim edhe ne në Republikën e Kosovës.
Urimi i plotë i Mehaj:
Në këtë ditë urojmë popullin dhe shtetin mik të Zvicrrës për ditën kombëtare të tyre. Të drejtat e njeriut, liria dhe demokracia që percjell Zvicra janë virtyte që na frymëzojnë dhe të cilat i ndjekim edhe ne në Republikën e Kosovës.
Në këtë ditë të veçantë, falënderojmë shtetin e Zvicrrës për bashkëpunimin dhe uroj për vazhdimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes vendeve tona.
Partneriteti dhe bashkëpunimi ynë patjetër që forcon dhe është në shërbim të paqes dhe stabiltetit.
Gjithashtu, një urim i veçantë shkon edhe për mërgimtarët tanë në Zvicërr të cilët janë pasqyra më e mirë e kombit tonë. Janë ata të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë./Arbresh.info
Sveçla: Nga sot hyn në fuqi Ligji i ri për Shtetësi
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punë...
Besimi i biznesit gjerman rritet papritur, ndërpret një seri...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...