Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesën e autoriteteve më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes së Izraelit ka udhëtuar sot për në Tel Aviv.
Mehaj, këtë e ka deklaruar përmes një postimi në Facebook, ku përveç tjerash ka treguar se do të realizojë edhe takime me autoritetet më të larta të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes izraelite
Tutje, ministri ka shtuar se Izraeli është një partner i ynë shtetëror shumë i rëndësishëm në kuadër të proceseve zhvillimore të diplomacisë sonë të mbrojtjes si dhe aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së.
Postimi i plotë i tij:
Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, sot me ftesë të autoriteteve më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes së Izraelit, udhëtova për vizitë zyrtare në Tel Aviv.
Me këtë rast, përveç pjesëmarrjes në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes, Sigurisë Kombëtare dhe asaj Kibernetike, ISDEF 2022, gjatë vizitës treditore do të realizoj takime edhe me autoritetet më të larta të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes izraelite.
Izraeli është partneri ynë shtetëror shumë i rëndësishëm në kuadër të proceseve zhvillimore të diplomacisë sonë të mbrojtjes si dhe aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...