Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Forcës së Sigurisë së Kosovës i mundësohet të jetë pjesë e aktiviteteve ushtarake krah për krah me vendet aleate.
Ai këtë e ka quajtur një të arritur shumë të rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kosovës në përgjithësi.
“Jam shumë i kënaqur që sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua nisma për Marrëveshjen për Statusin e Forcave (SOFA) në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Polonisë, përmes së cilës, Forcës së Sigurisë së Kosovës i mundësohet të jetë pjesë e aktiviteteve ushtarake krah për krah me vendet aleate”, tha ministri.
Mehaj njoftoi se pas zbarkimit të trupave tona në operacionet e përbashkëta për krahë forcave amerikane në Lindjen e Mesme, së shpejti trupat tona do të zbarkojnë edhe në misione të ngjashme në Evropën Qendrore.
“Qëllim imi strategjik, krahas ngritjes së kapaciteteve ushtarake të mbrojtjes së territorit të vendit është edhe krijimi i kapaciteteve ushtarake të ndërveprueshme me forcat aleate për misione jashtë vendit”, përfundoi Mehaj.
Rama: Katër zyrtarë certifikohen si specialistë të sigurisë ...
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...