Në kuadër të pjesëmarrjes në panairin e teknologjisë ushtarake TKNOFEST në Stamboll në Republikën e Turqisë, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka takuar Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.
Gjatë takimit ata kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston në mes vendeve tona, bashkëpunim ky që do të thellohet edhe më tej pasi që është duke u punuar në nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, marrëveshjes për shkëmbim të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës.
Ministri Akar ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Republika e Kosovës i ka ofruar Republikës së Turqisë me rastin e tërmetit. Reagimi ka qenë në një kohë shumë të shkurtër dhe trupat e FSK-së kanë dhënë maksimumin e tyre për të shpëtuar të mbijetuarit.
Turqia mbetet partner i Kosovës në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë.
Gjithashtu, Ministri Mehaj ka zhvilluar takim të përbashkët me Ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës zotin Oleksandr Kamyshin, Ajzerbejxhanit zotin Zekir Hasanov si dhe Ministrin e Mbrojtjes të Burkina Faso zotin Aimé Berthelemy Simporé./Arbresh.info/


NATO kap raketën balistike të Iranit që hyri në hapësirën aj...
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...