Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott.
Përmes një shkirmi në facebook, Mehaj shkroi se në këtë takim është diskutuar rreth mundësisë së mbështetjes financiare nga qeveria britanike për projektet që planifikohet të realizohen në të ardhmen.
“Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka ofruar ndihmën e saj të pakursyer në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë, përmes ofrimit të trajnimit për ushtarët, shkollimit për oficer përkrah ushtrisë britanike dhe investimit në projekte të rëndësishme për Ministrinë e Mbrojtjes”.
“Në kuadër të këtij bashkëpunimi sot takova Ambasadorin e Britanisë, Nicholas Abott, me të cilin diskutuam rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë, si dhe mundësisë së mbështetjes financiare nga qeveria britanike për projektet që planifikojmë t’i realizojmë në të ardhmen”.
“Mbesim të përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet partnere me qëllim të ngritjes së infrastrukturës së nevojshme për ushtrinë e shtetit tonë”. /arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar