Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, ka pritur sot në takim Ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, të shoqëruar nga ambasadori britanik Nicholas Abbott.
Fillimisht, Ministri i uroi mirëseardhje Ministrit Heappey dhe e falënderoi për vizitën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu, Ministri Mehaj, e uroi Ministrin Heappey dhe delegacionin e tij për kurorëzimin e Mbretit Charles III.
Në këtë takim, Mehaj e informoi Ministrin britanik të Forcave të Armatosura lidhur me avancimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit dhe theksoi përkushtimin në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet partnere, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale, operacionale dhe gjithë infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e ushtrisë së shtetit tonë.
Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e tij për Britaninë e Madhe, në veçanti Ministrisë së Mbrojtjes për përkrahjen e dhënë vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare.
Në takim u bisedua për realizmin me sukses të misionit bashkë-zbarkues të FSK-së përkrah forcave britanike në Ishujt Falkland, që kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe të ndërveprimit me forcat e shteteve partnere për të shërbyer në të ardhmen në misionet e paqes.
Gjithashtu, u bisedua për mundësitë e radhës në realizmin e misioneve bashkë-zbarkuese të FSK-së përkrah forcave britanike.
Temë bisede në takim ishte lidhur me trajnimet dhe edukimin të ushtarakëve të FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar, ku Ministri Mehaj falënderoi për përkrahjen e deritashme në ngritjen e kuadrove ushtarake dhe theksoi nevojën për vazhdimin e mëtejmë të shkollimit të pjesëtarëve të FSK-së në akademitë e mbrojtjes në Britani të Madhe.
E po ashtu, temë tjetër diskutimi ishte dhe investimi në industrinë e mbrojtjes dhe blerjen e pajisjeve ushtarake të cilat po bëhen përmes marrëveshjeve shtet më shtet, sipas standardeve të NATO-s dhe në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.
Gjatë takimit, Mehaj shprehu gatishmërinë e tij që FSK të ofrojë ndihmë në Ukrainë, ne veçanti në ofrimin e trajnimeve për forcat ukrainase, me ç’rast u përgëzua nga Ministri britanik, Heappey.
Nga ana e tij, Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, shprehu kënaqësinë për avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe theksoi se Britania e Madhe do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm vendin tonë në realizmin e aspiratave në përfshirjen në organizatat euroatlantike./Arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen