Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, këtë të premte është takuar me ekipin e Institutit Amerikan për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë të prirë nga kryesuesi i grupit, Keith Dunn.
Ai tha se mbështetja me këshillim profesional të ekspertëve amerikan në zhvillimin e politikave mbrojtëse është me rëndësi jetike për perspektivën zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
“Me këtë rast, i falënderova dhe shpreha mirënjohjen e lartë për angazhimin me përkushtim shumëvjeçar në bashkëpunim me ekspertët tanë për krijimin e politikave kryesore që ndërlidhen me strukturimin organizativ dhe funksional të Ministrisë së Mbrojtjes dhe atë operacional të FSK-së”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se janë pajtuar që angazhimi për projektet që janë në proces të finalizohen sa më shpejtë dhe të fillohet me projektet e reja në përputhje me vizionin e përbashkët për të ardhmen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së./arbresh.info/
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15