Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se do të jenë të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale e globale.
Mehaj ka shkruar në facebook se FSK do të jetë së bashku me NATO-n dhe të udhëhequr nga SHBA-të për tu bërë ballë kërcënimeve.
“Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen në stërvitjen shumëkombëshe të NATO dhe partnerëve të saj “Vigorous Warrior 2022”. Ne jemi dhe do të jemi së bashku me NATO-n, të udhëhequr nga SHBA, të përgatitur dhe të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale”, ka shkruar Mehaj./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...