Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar pamje nga operacioni i kërkim-shpëtimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Turqi.
Mehaj përmes një shkrimi në “Facebook”, trupat e Kosovës po realizojnë me sukses të lartë këtë operacion pas tërmetit shkatërrimtar.
Tutje, Mehaj ka thënë se kontingjenti i FSK-së që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve nën gërmadha.
“Specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të zbarkuar para dy ditësh në Republikën e Turqisë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim -shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës”, ka shkruar Mehaj në Facebook./arbresh.info
Rajoni Hatay në Turqi ku po operojnë njësitet e FSK-së është më i godituri, me të paktën 872 njerëz të vrarë.
Ndërkohë, numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në 11 mijë, derisa ekspertët paralajmërojnë që kjo shifër do të rritet akoma. /arbresh.info/
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...