Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me anë të një postimi në Facebook i është drejtuar bashkëvendësve të tij deçanas, duke i thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me njësitë e specializuara të FSK-së në terren.
Ai bën të ditur se përveç monitorimit të situatës, menjëherë është aktivizuar në operacion Kompania e Specializuar për Detektimin e Materieve të Rrezikshme, duke bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit.
“Krahas këtij aktiviteti, Kompania për Operacione Civile është angazhuar në vlerësimin e përgjithshëm të situatës së krijuar. Gjithashtu kemi dërguar oficerin ndërlidhës i cili do të jetë pjesë e Shtabit Emergjent në Komunën e Deçanit”, shkroi Mehaj.
Ai po ashtu njoftoi se njësitet e tyre vazhdojnë operacionet dhe se në bazë të vlerësimit të situatës, nëse shfaqet nevoja, do të aktivizojnë edhe njësitet tjera me resurset njerëzore profesionale me flotën e automjeteve dhe pajiset e specializuara.
“Operacionet tona zhvillohen pa ndërprerje 24 orë në 7 ditë të javës dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin e gjendjes normale”, përfundoi ministri Mehaj.
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes