Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot po merr pjesë në konferencën e fund vitit.
I pyetuar nga gazetari i portalit arbresh.info lidhur me dënimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, Mehaj theksoi se gjitha dëshmitë që dërgohen atje, janë të fabrikuara nga Serbia dhe miqtë e saj, raporton arbresh.info
Tutje Mehaj tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe pretendimet e Gjykatës Speciale janë të padrejta.
“Ne gjithmonë e kemi theksuar dhe e ritheksoj se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, për mbrojtje të vendit dhe pa asnjë pretendim tjetër. Andaj çdo dëshmi që dërgohet atje është e fabrikuar nga pala serbe dhe miqtë e saj, rrjedhimisht, gjitha pretendimet e Speciales ndaj ushtarakëve të UCK-së janë të padrejta, dhe dënimet gjithashtu.”, theksoi Mehaj.
Kujtojmë se, Gjykata Speciale sot dënoi Salih Mustafën me 26 vjet burg, me akuza për krime lufte. /arbresh.info/
lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT: Specialja e dënon Salih Mustafën me 26 vjet burgim
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...