Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot qëndroi në qytetin e Istogut bashkë me Kolonel Vocën.
Mehaj përmes një shkrimi në “Facebook”, bëri të ditur se ushtria është e popullit e në shërbim të të gjithëve, shkruan arbresh.info
“Ushtria është e popullit e në shërbim të të gjithëve, andaj ishte kënaqësi që para qytetarëve të Pejës e Istogut bashkë me Kolonel Vocën të prezantojmë të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes , investimet në ushtrinë tonë si dhe synimet që kemi për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, me qëllim të mbështetjes së misioneve të shteteve partnere”, shkroi Mehaj.
Tutje, Ministri deklaroi se kjo ushtri që ngritë çdo vit kapacitetet e saj është Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe proceset rekrutuese janë më transparente se kurdoherë, e tillë do të jetë edhe përzgjedhja e 1000 ushtarëve të rinj, konkurs i cili është i hapur deri me datën 23 janar. /arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...