Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim veprimtarin e çështjes kombëtare, Nufri Lekaj dhe gazetarin norvegjez Pal S.Refsdal.
Në këtë takim, Mehaj u ndau mirënjohje Lekajt dhe Refsadak për përfaqësim dhe pasqyrimin e drejtë e dinjitoz të luftës çlirimtare në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Historia e lavdishme e popullit shqiptar do të ishte e pamundur të dokumentohej pa angazhimin direkt të veprimtarëve të çështjes kombëtare e të atyre që pasqyrimin e drejtë të ngjarjeve përveçse si detyrë profesioni e ndjejnë edhe si obligim moral njerëzor e parim jetësor. Të tillë personalitete që marrin përmasa përtej qenies së tyre të vdekshme janë veprimtari Nufri Lekaj e gazetari norvegjez Pal S. Refsdal”, theksoi Ministri Mehaj duke shtuar se përmes z.Lekaj e bashkëpunëtorëve të tij u pasqyrua politikisht çështja e Kosovës dhe lufta çlirimtare e UÇK-së, ndërsa përmes kronikave dhe lensit të aparatit fotografik të gazetarit Pal S. Refsdal, u paraqit vizualisht e vërteta e zhveshur nga politikat shoviniste serbe.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, Inspektorja gjenerale e FSK-së, gjeneralmajor Irfete Spahiu, drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes (MM), gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, Komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Hazirit, shefi i kabinetit të Ministrit të MM-së, Hasan Hoxha, si dhe këshilltarë politikë të Ministrit Mehaj./Arbresh.info
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...