Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur rreth marshimit të sotëm të FSK-së në Mitrovicë.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se ky marshim nuk ka të bëjë me situatën në veri të Kosovës.
Ky sqarim i tij vjen pasi që mediat serbe kanë folur rreth kësaj ngjarje të FSK-së, shkruan Arbresh.info.
Duke shtuar se marshime të tilla janë të rregullta dhe ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot.
“Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj. Ju lutem mos të bini iu besoni dezinformatave dhe lajmeve të rreme”, ka thënë Mehaj./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar