Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj po merr pjesë në konferencë “Bashkëpunimi ndër komunal mes Republikës së Kosovës dhe Iowas.
Mehaj në këtë konferencë ka thënë se Kosova është në një pozitë të përshtatshme gjeografike, për të investuar në fushën e mbrojtjes, shkruan arbresh.info.
“Urat që i keni ndërtuar ju, jo vetëm në Forcat e Armatosura të Kosovës, por edhe në komunitete, dhe tani edhe me kryetarë të Komunave, kjo po e fuqizon edhe më shumë partneritetin për siguri dhe ekonomi. Duke marrë parasysh pozitën gjeografike të Kosovës edhe në raport me NATO-n, Kosova, ofron mundësi për investime, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, sepse duhet ta ndërtojmë edhe këtë. Pra, rritja e investimeve të huaja direkte, ka të bëjë jo vetëm me sigurinë, por edhe në zhvillimin e ekonomisë”, deklaroi Mehaj.
Ndryshe në këtë konferencë po merr pjesë edhe zavendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi./arbresh.info/
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...