Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur rreth ngjarjes së fundit në Veri të Kosovës, ku janë kidnapuar tre policët nga Kosova nga njësia speciale serbe.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se institucionet e saj të sigurisë, janë të përkushtuara për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë si në veri, ashtu edhe në tërë territorin e Kosovës.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dënojë veprimet e Serbisë dhe t’iu qëndrojë deri në fund palëve prapa sipas gatishmërisë së tyre përkatëse drejt gjetjes së rrugëve të depërshkallëzimit në veri të vendit”, tha Mehaj.
“Veprimet e autoriteteve serbe janë manifestim i politikave agresore dhe hegjemone të Serbisë autoritare dhe pro-ruse në Ballkan. Çdo përpjekje për depërshkallëzim duhet të llogarisë edhe mungesën e vullnetit të Serbisë për këtë dhe veprimet e saj provokuese dhe nxitëse”, ka shkruar Mehaj.
Mehaj ka deklaruar se bashkë me policinë e Kosovës dhe me komponentët e sigurisë do ta ruajnë kompaktësinë e veprimeve në mënyrë racionale, përmes rrugësh institucionale dhe me qasje koordinuese gjithëpërfshirëse.
“Kosova ka dalzotësit e saj dhe ajo është e mbrojtur nga djem dhe vajza brenda dhe jashtë institucioneve”.
Në fund ai ka theksuar se Kosova mbetet e pacenueshme dhe e vendosur në përpjekjen e saj legjitime./Arbresh.info/
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...
Haxhiu mbështet Osmanin: Presidenti të zgjidhet nga populli
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, merren disa vendime
Maqedonci: Ëndrra e Adem Jasharit për shtet dhe ushtri, ësht...
Bora rinovon kontratën me trajnerin Zoran Kašćelan