Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka barë thirrje qytetarëve të kenë kujdes, mos të ndezin zjarre në ambientet të hapura dhe mos të hedhin gjëra të cilat potencialisht mund të shkaktojnë ndezje të zjarreve.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ekipet e FSK-së janë të angazhuara për shuarjen e zjarreve.
Mehaj po ashtu ka këkruar nga qytetarët të bashkëpunojnë me organet kompetente nëse shohin ndonjë rast të zjarrëvënies së qëllimshme.
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur,
Në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes, për shkak të shtimit të vatrave të zjarrit në disa lokacione të vendit, ju njoftoj se Ministria e Mbrojtjes nga autoritetit i saj, është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar.
Gjithashtu, që nga dita e parë e shpërthimit të zjarreve në disa lokacione, ka angazhuar njësitet e specializuara për reagim në lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.
Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret.
Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denoncojnë në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm. Krahas bashkëpunimit tuaj me njësitë tona të FSK-së në operacione, kjo do të ishte ndihmë e madhe nga ana juaj.
Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë është në gatishmëri dhe veprim të plotë për të menaxhuar, tejkaluar dhe sanuar gjendjen e krijuar./arbresh.info/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj