Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë tha se Kosova ka rezerva dhe është e gatshme të mbrojë vendin në çdo sekondë.
“Kemi rezerva dhe jemi të gatshëm me mbrojtë vendin në çdo sekondë. Derivatet janë jo konform me rregullativat. Prej laboratorit të doganave është konstatuar se nuk janë karburantet sipas rregullativës”, derisa po i përgjigjej pyetjeve të antarëve të komisionit, shkruan arbresh.info.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, kërkoi shpjegim edhe për premtimet për rritje të pagave.
Sipas Qalaj, interesimi rinisë për të ju bashkëngjitur ushtrisë është shumë më i vogël se përpara.
“Interesimi rinisë për të ju bashkëngjitur ushtrisë është shumë më i vogël se përpara. Këtë ma kanë thënë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me premtu ministrat tjerë për paga nuk është shumë e madhe, sa është e madhe kur premton Ministri i Mbrojtjes. Nuk është mirë me premtu, pasi Ligji i pagave është shumë kompleks”, vlerësoi Qalaj.
Ministri Mehaj ishte i qartë në këto pretendime të deputetit Qalaj.
“Ngritja e pagave është pezulluar. E kemi dërgu një propozim të në Ministri të Financave, dhe Zyre të Kryeministrit. Nuk kam premtu, në këtë muaj, apo në atë muaj”, deklaroi Mehaj./arbresh.info/
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...