Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka mbajtur sot një takim me stafin e lartë të dikasterit që ai drejton, ku kanë diskutuar rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi.
“Aktualisht po operojmë me kontigjentin e specializuar të FSK-së në provincën Hatay, që është dhe rajoni më i prekur nga tërmeti shkatërrimtar”, tha Mehaj.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj njoftoi se deri më tani ,FSK ka shpëtuar nga rrënojat katër persona.
“Ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesave, së bashku me ekipet turke dhe forcat e shteteve të tjera”, u shpreh Mehaj.
Mes tjerash, ministri ka uruar që të ketë të tjerë të mbijetuar teksa pjesëtarët e FSK-së vazhdojnë me vullnet e përkushtim kërkimin dhe shpëtimin e tyre.
“Urojmë që të ketë të tjerë të mbijetuar, ndërsa pjesëtarët tanë të vazhdojnë me vullnet e përkushtim kërkimin dhe shpëtimin e tyre”, ka deklaruar tutje Mehaj./arbresh.info/
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15