Ministri i Mbrojtës Armend Mehaj përmes një postimi në facebook ka shpërndarë suksesin e ushtarëve garues sportiv.
“Ishte kënaqësi e veçantë që së bashku me Gjeneral Cikaqin të ndajmë suksesin e përbashkët të ushtarakëve tanë garues sportiv në përfundim të garave për nder të “Ditës së Forcës”, ka shkruar Mehaj.
Sipas tij gjatë dy javëve të fundit, në nivele ekipore dhe individuale, ushtarakët sportistë të të gjitha njësive të FSK-së garuan në futboll, volejboll, shah, kros, pingpong dhe shenjëtari.
“Organizimet sportive në FSK-së, përveç aspektit social e festiv, kanë për objektiv që lidhet me stërvitjen fizike të ushtarakëve, për të përmirësuar gatishmërinë luftarake, aftësinë, ashpërsinë, zhvillimin e cilësive fizike të ushtarakut dhe aftësitë profesionale bazuar në fusha të ndryshme të veprimit ushtarak”, shkruan Mehaj./arbresh.info/







Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar