Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me gjeneralin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jasharin kanë vizituar Kampin e Bondsteel e që u priten në takim nga komandanti i grupit për mbështetjen e zonës, kolonel Matthew DiNenna.
Ministri Mehaj thotë se u njoftuan me organizimin aktual në kamp, strukturën, kapacitetet, misionin aktual si dhe operacionet.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Sot, së bashku me gjeneral Jasharin, vizituam Kampin Bondsteel ku u pritëm nga Komandanti i Grupit për Mbështetjen e Zonës, kolonel Matthew DiNenna.
Nga Kolonel DiNenna u njoftuam me organizimin aktual në kamp, strukturën, kapacitetet, misionin aktual si dhe operacionet.
Gjithashtu, Kolonel DiNenna dhe bashkëpunëtorët e tij, na njoftuan për nivelin e bashkëpunimit me autoritetet vendore qendrore dhe lokale duke theksuar veçanërisht bashkëpunimin shumë të ngushtë me FSK-në. /arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar