Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Gjatë këtij takimi, ata kanë biseduar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Izraelit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, që sipas Mehajt, është shumë i rëndësishëm në proceset tona zhvillimore.
“Sot pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadoren e Izraelit në vendin tonë, Tamar Ziv.
Me këtë rast, e urova për marrjen e detyrës duke i shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për bashkëpunim mes dy shteteve në fushën e sigurisë dhe mbrojtje, në vijimësi të temave që patëm diskutuar edhe në takimin e realizuar gjatë vizitës sime në Izrael”, shkruan Mehaj në Facebook.
Mehaj po ashtu thotë se në takim u bisedua edhe për situatën e përgjithshme në mjedisin e sigurisë globale.
“Me Ambasadoren Ziv, diskutuam edhe situatën e përgjithshme në mjedisin e sigurisë globale duke shprehur vullnetin e përbashkët për angazhim të të gjithëve për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë”, shkruan ai./arbresh.info/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...