Mediumi ndërkombëtar “EURACTIV” ka publikuar sot një shkrim për gjendjen në Policinë e Kosovës dhe për rastet e shumta të suspendimeve të policëve si rezultat i incidenteve ku përfshihen e përdorimit të tepruar të forcës gjatë përmbushjes së detyrës.
Në këtë tekst, përmendet edhe rasti i fundit i Agon Zejnullahut, për të cilin po akuzohen pesë policë të Kosovës si të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”.
Një zyrtar i BE-së, siç citon EURACTIV, ka thënë për mediumin se “dhuna policore në Kosovë është endemike”.
“Gjatë pesë viteve të fundit, BE ka investuar 3 milionë euro në ndihmë dhe 1.5 milionë euro në trajnim për policinë e Kosovës, së bashku me mbështetje më të gjerë përmes misionit të saj të sundimit të ligjit EULEX. Duke folur për Euractiv, një zyrtar i lartë i BE-së e përshkroi dhunën policore në Kosovë si “endemike”.
Siç raporton ky medium, akuzat për rritje të abuzimit policor në Kosovë kanë pasur ndikim negativ tek qëndrimi i BE-së si një nga financuesit kryesor të Policisë së Kosovës.
“Akuzat në rritje për abuzim policor në Kosovë po ngrenë pyetje të pakëndshme për Bashkimin Evropian, financuesin dhe mbështetësin kryesor të forcës policore të vendit”.
KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet ...
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...