Kenia ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, një hap i rëndësishëm që u arrit falë iniciativës së ish-presidentit Behgjet Pacolli.
Me këtë vendim, Kenia e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, me një nënshkrim të presidentit William Ruto.
Kenia bëhet kështu shteti i 105-të anëtar i Kombeve të Bashkuara që njohin pavarësinë e Kosovës.
Ky veprim i rëndësishëm ndodh disa muaj pas fillimit të një ofensive diplomatike nga Serbia, e cila ka tentuar të pengojë njohjen e Kosovës në nivel ndërkombëtar.
Në tetor të vitit të kaluar, Tamara Vuçiq, gruaja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, realizoi një vizitë të paparalajmëruar në Nairobi, si pjesë e fushatës diplomatike të Serbisë.
Kjo vizitë nxiti spekulime të shumta, duke sugjeruar se qëllimi i udhëtimit mund të kishte qenë lobimi kundër njohjes së Kosovës, sipas një artikulli të mediumit kroat index.hr.
LEXO EDHE:
Njohja nga Kenia, Pacolli: Jam krenar që flas gjithmonë në emër të Kosovës
Kažu prva dama uzalud troši pare za putovanja po svetu.
‘de uzalud, evo Kenija posle ove posete priznala Kosovo. pic.twitter.com/ZKVKRafiDx— Željko Veljković (@novinarupenziji) March 26, 2025
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...