Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me sulmet e organizuara nga Serbia në Veri të Kosovës pas tensioneve për marrëveshjen e reciprocitetit, mbrëmjen e djeshme.
“Bashkërendimi i Serbisë dhe Rusisë për të krijuar tensione në Ballkan është një fakt i provuar, çdo hap i Vuçiç është në koordinim me Putin”, shkruan Mediu në një postim në “Instagram”.
Ai bën thirrje që Shqipëria ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë çështje në Këshillin e sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe NATO, duke shtuar më tej se Kosova e ka detyrë zbatimin e reciprocitetit.
Postimi i plotë:
Partia Republikane dënon ashpër sulmet e organizuara nga Serbia dhe Vucic, në Veri të Kosovës kundër policisë kosovare.
?Bashkërendimi i Serbisë dhe Rusisë për të krijuar vatra të reja tensioni në Ballkan është tashmë një fakt i provuar, cdo hap i Vuciç është në kordinim me Putin.
?Takimi i Vucit me Shtabin e ushtrisë Serbe nuk është një teatër por paralajmërim për një agresion të mundshëm ushtarak.
?Vendosja e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës është detyrë e qeverisë Kurti.
?Zbatimi i reciprocitetit është po ashtu një detyrim për shtetin e Kosovës.
?Shqipëria duhet ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë cështje në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe NATO, si një kërcënim për rajonin e ballkanit dhe jo vetëm Kosovën. Komunikimi me drejtues të vendeve të tjera të NSTOs në rajon që ndajnë të njëjtin shqetësim për sjelljen e Serbisë dhe Rusisë, vecanërisht me Malin e Zi dhe Kroacinë është mëse i nevojshëm për ta prezantuar këtë çështje me seriozitet në plan.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme qeveria e Kosovës, me kërkesë nga SHBA, e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, kjo pasi serbët vendosën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak. /arbresh.info/
View this post on Instagram
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...