Mediat serbe raportojnë se Ushtria e Serbisë ka ngritur gatishmërinë luftarake në të gjithë territorin e saj, për shkak të, siç thuhet, tensioneve në Kosovë.
Pasi takimit të së shtunës, të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, gazeta serbe “Novosti”, shkruan se “organet e sigurisë në Serbi kanë rritur aktivitetet e tyre për të parandaluar planet e autoriteteve në Prishtinë që të shkaktojnë trazira në Kosovë, por edhe veprimtarinë e qarqeve të caktuara në Serbi, të cilat me lajme të rreme po shkaktojnë shqetësim në mesin e popullatës serbe në veri të Kosovës dhe në jug të Ibrit”, përcjell Telegrafi.
Në të njëjtën kohë, duke cituar “burime të mirë-informuara”, gazeta serbe shkruan se “kreu shtetëror serb po shqyrton masat që do të ndërmerren për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit dhe refuzimit tash e pesë vite të shqiptarëve për të krijuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”.
Gazeta shkruan se “Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë u mblodh të shtunën paradite për gati dy orë, kurse konsultimet erdhën për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe informatave nga shërbimet e zbulimit, sipas të cilave shqiptarët po planifikonin të ndërhynin në veri të Kosovës, si pasojë e paralajmërimeve të rreme se serbët në mënyrë të njëanshme do të shpallnin formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...